vigan22Duket se Vigani Shehu i “BB” nuk heq dorë nga vajzat modele dhe bionde, përderisa pas Elenës duket se sytë i ka hedhur nga Françeska Jaçe e “BB5”. Ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në plazh, dhe në një pozicion paksa më shumë intim sesa një miqësi e thjeshtë. Nuk dihet nëse Françeska ka qenë dje në mbrëmje në festën e ditëlindjes së Viganit, i cili ka mbledhur në Prishtinë për të festuar gjithë miqtë e tij nga Tirana. Para disa ditësh, ai ishte i pranishëm në një koncert që u organizua në Shkodër, bashkë me Anaidin dhe disa këngëtarë, mes të cilëve Samanta Karavella.  Për sa u përket pushimeve, ai së bashku me Edberin e kanë filluar herët plazhin, pasi janë fotografuar disa herë në bregdetin e Jugut të Shqipërisë.

Vigani një Big-Party për ditëlindjen (sot e shtunë)
Vigani sot ka ditëlindjen dhe ne mësojmë se ka menduar që të organizojë një big party në qytetin e tij të lindjes, në Gjakovë. Por ideja ka qenë edhe e miqve të tij më të mirë dalë po nga “BB6”, madje ditëlindja e tij do të festohet në lokalin e natës që ka hapur një tjetër ish-banore e “BB6”, Altina. Në këtë mbrëmje do të jenë të ftuar thuajse të gjithë banorët e këtij reality-show, pasi pjesa më e madhe e tyre vazhdon të mbesin miq edhe pas lojës që ata bënë në shtëpinë më të vëzhguar shqiptare. Për muzikën do të kujdeset vëllai i Viganit, Valon Shehu. Një gjë është e sigurt, se kjo mbrëmje do të ketë mjaft vajza të bukura që do të vijnë për protagonistin kryesor Viganin, pasi në çdo moment atë e shikon të rrethuar me vajza shumë simpatike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here