Reperi i grupit Kaos, Vigan Bardhi, ka hedhur poshtë pretendimet se kënga e lansuar në bashkëpunim me Dafina Rexhepin, “Party & Bullshit” është projekt i vjedhur.

Edhe reperi i ndjerë amerikan, Biggie Smalls në repertoarin e tij ka një këngë të titulluar “Party & Bullshit” dhe shumë njerëz kanë vënë në pikëpyetje origjinalitetin e këngës së Kaos dhe Dafina Rexhepit “Party & Bullshit”, megjithëse Vigg Poppa ka garantuar fansat për autenticitetin e projektit.

“Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se e kanë gjetur ku e kam vjedhur “Party & Bullshit”. Bravo, më keni zënë. Info për juve: Këto gjëra bëhen në muzikë. Po të kishim përmendur këngën “California Love”, askush nuk do të thoshte asgjë. Kënga e Biggie Smalls ishte hit, por ju nuk e keni dëgjuar. Po të kishim dashur të vjedhim një këngë, nuk do ta kishim vjedhur një hit…e kuptoni?”, u shpreh Vig Poppa në një prej statuseve të tij në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here