Videofesti mbahet më 4 qershorEdicioni i 11-të i Videofestit Muzikor 2013 tashm është konfirmuar se do të mbahet në mbrëmjen e 4 qershorit në sallën 1 tetori.

Datën e ceremonisë më të madhe të ndarjes së çmimeve për artistët muzikorë në vendin tonë e kanë konfirmuar vet organizatorët nëpër rrjetet sociale, duke lansuar promon e VFM 2013.

Për dallim nga vitet e kaluara, edicioni i 11-të do të jetë më ndryshe, do të jetë më i madh, më madhështor. Spektakli do të mbahet në sallën “1 Tetori” dhe do të transmetohet në RTV 21. Sponsor gjeneral është banka TEB.

Këtë vit prej favoritëve kryesorë për të fituar cmimin e madh të Videofestit konsiderohen disa videoklipe, ku përfshihen: Elvana Gjata dhe 2po2 – “Beso”, Flori – “Pa Jetë”, Vedat Ademi – “Për ty”, Tuna – “I Asaj”, Nora Istrefi – “Gangsta”, Adelina Emini – “Në Përvjetor”, Adrian Gaxha dhe Floriani “Ngjyra e Kuqe” dhe shumë e shumë videoklipe të tjera

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here