Të gjithë mezi presin të shijojnë performancën e grupit të famshëm “Spice Girls” në ceremoninë mbyllëse të Olimpiadës së Londër.

Por, mediumet britanike kanë publikuar lajme se bashkimi i grupit nuk do të funksionojë në të ardhmen dhe shkaku i vetëm për këtë është Victoria Beckham, pasi kjo e fundit nuk do të rikujtojë kohët e shkuara dhe të bashkohet me katër vajzat e tjera.

Sipas MailOnline, këngëtarja Geri është shprehur se “pas Olimpiadës as nuk do t’i flas më me gojë Victorias. Mel B kishte të drejtë, ajo ka humbur dëshirën për të qenë në grup”.

Megjithatë, Victoria Beckham ka rënë dakord që t’i bashkohet grupit vetëm për një herë dhe nuk do të paraqitet më në skenë me këtë grup. Duket qartë se ajo mban distancë me grupin që e bëri të famshme. Në paraqitjen e fundit për mediat, Victoria dukej që ishte e veçuar nga të tjerat, sidomos kur vajzat dolën në foto.

Një nga zëdhënësit e Victorias është shprehur për mediumet se impenjimet profesionale dhe familjare kanë bërë që ajo të mos vazhdojë rrugën e muzikës dhe t’i bashkohet grupit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here