Victoria Beckham di te transformohet ne nje “shtepiake te deshperuar” dhe te pozoje ne mes te objekteve te pastrimit, per te perfunduar me pas ne kopertinen e nje reviste mode.

Per “Glamour” Vic pozon me nje look prej Hirusheje, por ne kembe mban kepuce me taka te larta dhe shume sexy.

“Nuk jam nje top model. Shfrytezoj ate qe kam dhe punoj shume per te patur nje imazh sa me te mire timin, por nuk jam Gisele”, thote ish-Posh Spice per “Glamour”.

Ne rrefimin e saj, Vic tregon edhe per njohjen me bashkeshortin David.

“Kur e njoha nuk ishte shume i famshem dhe ai nuk dinte shume gjera rreth meje. Me tha se do te lexonte revistat per te kuptuar me shume per mua. Ne nje interviste per nje tabloid une isha shprehur se me pelqente shume Prada. Fill pas kesaj David me bleu veshje te kesaj firme”, thote Victoria./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here