Është pothuajse shumë e rrallë që ajo t’u japë mundësinë fansave të saj t’i shohin sytë, përtej syzeve të errëta të diellit. Kjo, jo për shkak të zgjedhjes së aksesorit të saj më të preferuar. Duket se Viktoria Bekam ka një tjetër arsye, që kërkon të shfaqet nën hijen e zezë të tyre.

Ish-ylli i “Spice Girls” duket se mban syze dielli për të fshehur sytë e saj të lodhur, si një nënë e 4 fëmijëve, gjë që u zbulua gjatë një fundjave për “shopping”, ku u vunë re qartësisht rrathët e zinj poshtë syve.

Gjithçka është kapur në mënyrë surprizë, teksa ajo shkoi menjëherë pas udhëtimit prej 11 orësh nga Los Anxheles drejt dyqaneve londineze. Le të mos harrojmë, sigurisht, se ajo ka një vajzë 1-vjeçare për t’u kujdesur. Viktoria u kthye në vendlindje nga SHBA dhe menjëherë preferoi të vizitonte një dyqan të “William Vintage”, në “Marylebone Street”.

E veshur me një fund “Prada” dhe një bluzë të zezë, me flokët e saj të lëshuara e me onde, nga distanca u duk e njëjta këngëtare (e vetëkthyer në një stiliste mode) siç ajo vet preferon të duket. Por, duke u drejtuar drejt dyqanit, ku duket se kishte shkuar thjesht për një takim, Viktoria hoqi syzet për të lexuar ofertat e veshjeve. Në këtë moment u vunë re rrathët e zinj poshtë syve.

E pandikuar prej lodhjes, “Vic” kaloi pak kohë në dyqan, duke parë veshje dhe duke folur me punonjësit. Më pas iu rikthye “look”-ut të mëparshëm, duke vënë sërish syzet e duke u larguar nga dyqani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here