Këngëtarja e famshme angleze, Victoria Beckham, deklaroi se mund të planifikojë të bëjë një fëmijë të pestë, së bashku me bashkëshortin e saj futbollist, nëse foshnja që mbart aktualisht do të dalë djalë.

Victoria dhe David kanë tashmë tre djem. Pavarësisht se media foli për gëzimin e stilistes kur mësoi se priste një vajzë, Victoria e përgënjeshtroi lajmin dhe tha se i kanë kërkuar mjekut që të mos e bëjë të ditur seksin e fëmijës.

Në një intervistë të dhënë në rrjetin televiziv CNN, nga Nju Jorku ku është prezente për javën e modës, Victoria la të kuptohej se nuk do të rreshtë së mbeturi shtatzanë, deri sa më në fund të lindë një vajzë.

”Nëse nuk do të kemi një vajzë këtë herë, atëherë shpresoj që fati të na buzëqeshë herën e ardhshme”, deklaroi 36-vjeçarja.

”Unë dhe David e duam shumë një familje të madhe, kështu që mundësia e një fëmije të pestë nuk përjashtohet”.

Ndërsa e pyetur nëse mendon mundësinë për të vazhduar në gjashtë, Victoria u përgjigj me një baturë: “Nuk e besoj, nuk jam si Angelina Jolie”.

Aktorja hollivudiane është nënë e gjashtë fëmijëve, por vetëm tre prej tyre janë fëmijë biologjikë, me tre të tjerët të adoptuar në Kambixhia, Vietnam dhe Etiopi./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here