Victoria Beckham shpallet femra e vititVictoria Beckham është shpallur femra e vitit nga revista prestigjioze Glamour.Në një ceremoni të zhvilluar në New York, këngëtarja e shndërruar në dizajnere ka marrë këtë epitet falë fuqisë në botën e modës.

Çmimin ia ndau djali i saj, Brooklyn, i cili i tha: “Jam krenar për ty dhe jam i lumtur që ndodhem këtu. Të dua”.
Redaktorët e revistës kanë thënë se e zgjodhën Victorian për punën e saj intensive dhe dizajnin preciz, si edhe për angazhimet e saja bamirëse.

“Ajo është nënë e katër fëmijëve, ambasadore ndërkombëtare e vullnetit të mirë të UNAIDS dhe ka grumbulluar miliona për organizatat që merren me mjekimin e AIDS-it”, shkruan Glamour.

Victoria Beckham shpallet femra e vitit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here