Victoria BeckhamIsh-anëtarja e grupit Spice Girls, e cila është martuar me futbollistin e famshëm anglez, David Beckham, refuzon të hajë në aeroplan.

“Victoria gjithmonë ka qenë e prirë pas gjërave të vogla. Ajo duket se i përmbahet dietës shumë. Kurdo që bisedojmë, ajo gjithmonë pyet se çfarë duhet të hajë dhe çfarë jo. Ajo është e dobët dhe e rregullt. Ajo është strikte me veten”, ka thënë nutricionistja e saj Monica Grenfell.

“Kur ajo shkon në darka të punës, gjithmonë zgjedh peshk të bardhë dhe rrallë merr ushqime të mëdha që të ngopin. Kur kemi biseduar për rreth 11-orë fluturimi në Los Angeles, Victoria më ka thënë se ajo nuk han kurrë në aeroplan. Ajo preferon të flejë dhe të rienergjizohet”, ka shtuar Grenfell.

Ushqimet e preferuara të Victoria janë bananet, arrat braziliane dhe karotat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here