Victoria Beckham pa bashkëshortin? E falimentuar!E çfarë do të ishte Victoria Beckham pa paratë e bashkëshortit të saj, David Beckham? Pas fasadës së firma e saj e veshjeve konkurron linjat luksoze të modës si Gucci, Hermes apo Burrberry, mediat flasin se biznesi i Victorias do të kishte falimentuar me kohë.

E njohur ndryshe si femra që përfaqëson elegancën, modele, këngëtare dhe njëkohësisht biznesmene e fuqishme, DailyMail shkruan se ky është një imazh më shumë i stisur sesa real i saj.

Pa mbështetjen financiare të bashkëshortit, ish-këngëtarja e Spice Girls, do kishte 4 milionë paundë humbje. Firma e veshjeve që mban emrin e saj lindi në vitin 2008. Realiteti tregon se në vitin 2014, kompania e Victoria Beckham, jo vetëm që pësoi humbje të mëdha financiare, por borxhet arritën në shifra marramendëse, deri në 17 milionë paundë.

Nga ana e saj Victoria gjithmonë justifikohet duke thënë se shifrat nuk dëshmojnë asgjë tjetër veçse ajo po mundohet të investojë në terma afatgjatë, në dyqane të reja, projekte pasarelash, staf më të madh apo në ndërtimin e faqeve me blerje online.

Por këto borxhe pritet të thellohen akoma më shumë me dyqanin e ri në Honk-Kong, apo me studion e saj të re në Batersea në jug të Londrës.

DailyMail shkruan se ndërsa ekonomia botërore nuk është në ditët e saj më të mira, askush nuk ka ndërmend të blejë një fustan të shkurtër afërsisht 3 mijë paund, aq më tepër nga linja e Victoria Beckham, e ndërsa të pasurit e kanë më për mbarë që t’u drejtohen dyqaneve në rrugët më me emër të modës në Paris, Los Angeles apo Milano.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here