1Victoria Beckham duket se do të padis ish- grupin e saj “Spice Girls”

Victoria Beckham raportohet të ketë marrë veprime ligjore kundër Spice Girls, për t’i ndaluar ato të këndojnë hitet e grupit.

Melanie Brown, Geri Horner dhe Emma Bunton priten të ribashkohen këtë vit për të festuar përvjetorin 20-të të grupit por Beckham dhe Melanie Chishol kanë refuzuar të marrin pjesë.

Treshja, e cila e ka quajtur grupin GEM, po planifikonin të këndonin hitet më të mëdha të grupit por stilistja e famshme ka vendosur t’i ndalojë ato duke marrë veprime ligjore.

“Eshtë tmerrshisht shqetësuese mënyra se si Beckham ka vepruar duke qënë se ato kanë qënë për një kohë të gjatë bashkë. Vajzat janë të shkatërruara. Eshtë një mënyrë e shëmtuar për t’ju dhënë fund gjërave”- transmeton “The Sun”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here