Victoria Beckham, dëshiron që të bëhet emër i madh në botën e modës, dhe beson se tashmë kjo botë e ka pranuar atë.

Këngëtarja e shndërruar në dizajnere, ishte e lumtur që pa artistë të njohur si Demi Moore dhe Cameron Diaz të veshura nga koleksionet e saja në ceremoninë e çmimeve Oskar.

Unë është dashur që të dëshmohem. Por kjo është një e mirë. Çdo njeri duhet të dëshmohet, jo vetëm unë…unë dua të bëhem dizajnerja më e mirë, dua të mësoj teknika të ndryshme dhe të bëj më shumë e më shumë”.

Unë kam besim në vetvete sepse ndjehem e plotësuar, kreative dhe profesionale. Unë kam edhe një rrugë të gjatë para meje, por ndjehem e lumtur. Jam në një pozitë të mirë në jetën time. Dhe nuk mendoj se duhet të dëshmohem ashtu siç bëja më parë”.

Mbështetja ishte fantastike. Dhe ishte e mrekullueshme që veshjet e mia janë bartur nga shumë yje të mëdha. Jam e lumtur që njerëz si, Madonna, dhe Jennifer Hudson bartën fustane të dizajnuar nga unë në çmimet Golden Globe. Kjo do të thotë shumë për mua”, përfundoi ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here