Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Llazi Serbo, ndërroi jetë paraditen e sotme.

Ai u gjet nga një koleg në banesën e tij ku jetonte i vetëm. Policia beri te ditur se vdekja ka ndodhur për shkak të vetëvrasjes me një armë gjahu që aktori mbante në banesën e tij.

Llazi Serbo ishte 62 vjec dhe prej disa kohësh vuante nga depresioni.

Vitin e kaluar ai u vlerësua me cmimin nderi i Qarkut të Korcës, ndërsa me herët kishte marrë edhe titullin “Artist i merituar”. Llazi Serbo e ka nisur karrierën e tij artistike me dramën “Njolla te Murme”, ndërkohë qe do te arrinte ne 100 numuri i roleve te ketij artisti te madh, në skenë dhe në ekran.

Ai njihet per rolin e spikatur te komandantit gjerman ne filmin “Nusja dhe Shtetrrethimi” ne vitin 1978, gjithashtu edhe per rolin e Dalanit te “Yjet e neteve te gjata” ne vitin 1972 apo roli i Kreshnik Martinit ne filmin “Operacioni i zjarrit” ne vitin 1973. Nder filmat me te spikatur ne jeten e tij artistike jane edhe “Kush vdes ne kembe” ne vitin 1985 dhe “Asgje nuk harrohet” ne vitin 1986./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here