Edhe pse Kim Kardashian është njëri nga personat e fundit i cili mund t’i përqeshë të tjerët për shkak të videove-seksi, ky yll në episodin e fundit të reality show-t të saj, bëri shaka në llogari të Paris Hilton-it.

Kështu shikuesit kanë pasur rastin të shohin yllin e njohur dhe nënën e saj Chris Jenner-in, se si janë duke e spinuar Bruce Jenner-in gjatë kohës derisa luante golf me modelin Angie Everhart.

Në një moment, nëna e pyeti Kim-in a ka kamerë për incizim natën. “Jo, Paris Hilton ka”, ia ktheu ajo duke mos e lënë pa e përmendur videon seksi, të cilin e kishte realizuar Paris Hilton dhe duke qeshur me këtë.

Kim kohë më parë në emisionin e Oprah Winfrey-t deklaroi se i ka rënë pishman për videon e saj dhe do të kishte dëshirë që një gjë e tillë të mos kishte ndodhur asnjëherë.

“Ka qenë kjo mënyrë më negative e mundshme që bota të më njoh, për këtë e kam pasur dhjetë herë më vështirë t’u tregoj njerëzve kush jam në të vërtetë. Nëse për diçka i kam rënë pishman në këtë jetë, atëherë kjo është video incizimi i realizuar”, tha ajo.

Edhe pse është penduar për një veprim të këtillë, ajo nuk e lëshon rastin t’i përqesh të tjerët që e kanë bërë këtë gjë, siç bëri së fundi me Paris Hilton-in.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here