Vesel Kurtishaj heq dorë nga lidhjetËshtë njeri nga meshkujt e ekranit shqiptar më të pëlqyer nga femrat.Megjithëse raportet me femrat e kanë bërë shpesh pjesë të lajmeve rozë, Vesel Kurtishaj mendjen e ka te karriera.

Në një intervistë për “Bluetooth” fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother Albania” ka thënë se ka hequr dorë nga lidhjet.

“Kam vendosur t’i përkushtohem karrierës, të krijoj një karrierë timen, sepse vajzat më kanë ardhur në majë të hundës. Ne në Kosovë kemi një shprehje, që është shumë herët t’i fus vetes të dy këmbët në një këpucë”, ka thënë Veseli.

Ndryshe momentalisht i riu prizrenas është i angazhuar në spektaklin “Dance with me”, i cili është pranë fundit të këtij edicioni, ndërsa ai dhe partnerja e tij, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj janë një nga pretendentët për fitore të kësaj gare të vallëzimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here