Është lojë apo aventurë e këngëtares?

Kjo gjë nuk dihet, por dihet vetëm se Kreshnik Zalli, arkitekti që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, djaloshin të cilin këngëtarja Vesa Luma e prezantoi si të dashurin e saj, ende nuk ka larguar nga profili i tij në facebook fotot me Vesën, gjë që vërteton se lidhja mes tyre nuk ka marrë fund, Ose pasi janë ndarë, Vesa dhe Kreshniku kanë ribashkuar përsëri emocionet.

Ndoshta largësia dhe pamundësia e Vesës që të lërë obligimet e saj në karrierë dhe të udhëtojë drejt SHBA-ve, e ka ftohur pak marrëdhënien mes çiftit.

Gjatë një interviste dhënë për mediat në Tiranë javë më parë, Vesa pat deklaruar se askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me jetën e saj private, ndërsa në një gazetë në Kosovë, këngëtarja kishte deklaruar se është shumë e lumtur. Ndërsa Vesa vazhdon ta mbajë të fshehur lidhjen. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here