Pas një lidhjeje gati 2-vjeçare merr fund historia e dashurisë së Vesa Lumës dhe të dashurit të saj Kreshnikut. Lajmi i lidhjes së tyre u publikua që në hapat e parë të njohjes së çiftit.

Në fakt, vetë Vesa e publikoi lajmin e zyrtarizimit të lidhjes në faqen e saj në “Facebook”. Mirëpo, historia e tyre e dashurisë thuajse ishte parashikuar të mos kishte një ‘happy end’.

Në fakt mes Vesës dhe Kreshnikut në një farë mënyre ishin bashkuar të gjitha forcat e natyrës për t’i ndarë. Kreshniku jeton në Amerikë ku ka një karrierë të suksesshme si arkitekt. Ndërsa këngëtarja ka një karrierë të shkëlqyer si këngëtare në trevat shqiptare.

Largësia, një oqean që i ndan duket se janë arsye të qenësishme që një lidhje të marrë fund raporton Bluetooth. Nga miqtë pranë çiftit mësohet se pavarësisht ndarjes, Vesa dhe Kreshniku kanë mbetur miq të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here