Këngëtarja e mirënjohur Vesa Luma flet me lexuesit e “Koha Tjetër”: Sapo kam përfunduar këngën time më të fundit, një këngë ritmike dhe shumë verore. Një performancë vjen të dielën, një koncert me repertorin e saj afron në Vlorë.

Sezonin veror vjen me prurje të shumta të këngëtarëve, duke qenë se muzika është ajo që na shoqëron gjatë gjithë kësaj stine të nxehtë. Një nga këngëtaret që po përgatitet për këtë sezon është e mirënjohura Vesa Luma.

Teksa puna e saj si mentore në spektaklin “X-Factor” duket se është lehtësuar paksa, duke qenë se Vesa ka ende në konkurrim edhe një këngëtare të kategorisë së saj, ajo ka përfituar për të marrë disa rreze dielli.

Pra duke menduar se vera ka nisur edhe për Vesën ne kontaktuam me këngëtaren për të na dhënë një informacion më të zgjeruar lidhur me të rejat më të fundit të saj. “Sapo kam përfunduar një këngë timen më të re që do të jetë një këngë shumë ritmike dhe verore. Shpresoj që shumë shpejt të realizoj edhe videoklipin e këngës. Kjo sa i përket te rejave në krijimtarinë time, por kam një informacion tjetër për fansat e mi’, – shton Vesa: “Këtë të diel do të më shihni duke performuar live në skenën e superspektaklit “X-Factor” ku, në fakt unë jam pjesë e jurisë çdo javë.

Dhe do të jetë një performancë që besoj do të pëlqehet, pasi komentet e pritshmërisë deri tani kanë qenë shumë pozitive”. “Sigurisht që fillimi i sezonit veror sjell edhe koncertet, që në këtë sezon të vitit janë edhe më të shumta, – pohon këngëtarja që karakterizohet nga një pamje dhe sjellje plot sharm, finesë dhe mirësjellje. “Pas performancës sime në X-Factor do të jem një javë më pas në qytetin e Vlorës ku do të performoj në një koncert për të gjithë fansat e mi atje”,- lajmëron këngëtarja që po përgatitet edhe për këtë eveniment.

Por teksa i kërkojmë se si do të titullohet kënga e sapopërfunduar ajo refuzon ta tregojë dhe duke qeshur shpjegon: “Nuk po e them përpara se ta lançoj këngën pasi kam frikë se ma vjedhin titullin e saj”.

Ndoshta Vesa do të ketë menduar një titull shumë origjinal ashtu si edhe këngët e tjera të saj dhe me siguri që do të pritet me shumë kureshtje nga fansat e saj pasi sa herë që ajo s jel l diçka të re klikimet në Youtube janë të menjëhershme plot fluks vizitorësh. Edhe ne të “Koha Tjetër”, urojmë që kjo këngë e sapopërfunduar të jetë një hit veror dhe të pasojë sukseset e këngëtares simpatike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here