Vesa Luma vjen me këngë të re ''Sa mall''Vesa Luma sot i ka përkujtuar një këngë të atit të saj të ndjerë.Këngëtarja ia ka kushtuar një këngë në ditën kur ai ka lindur.

“Babi,ti sot ke ditëlindjen. Prej momentin kur u ndave nga ne fizikisht ,e as sot,nuk arrita përmes fjalëve të shprehi atë qe ndjej, por fatmirësisht me kulturën e edukatën që ti dhe nana na e keni mësuar, unë sot rrethohem nga njerëzit më të mirë në botë, që më ndihmuan që përmes këtij projekti muzikore, për herë të parë, të ndaj ndjenjat e mija!

Kërkoj falje që ky videoklip i ka zënë në befasi familjen time, por muzika është e vetmja që mund të më “tradhëtoj” , shkruan në Instagram, Vesa.

Për tekstin e këngës është përkujdesur bashkëshorti i këngëtares Big Basta, ku ajo e ka falënderuar edhe publikisht.

“Faleminderit zemër @bigbastaqe përktheve ndjenjat e mia në fjalë e muzikë dhe faleminderit regjisorit të njohur Blerdi Malushi dhe mjeshtrit të fotografisë Avni Selmani për realizimin e kësaj video!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here