Këngëtarja Vesa Luma ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj muzikor. Përveç trojeve shqiptare ajo duket se është e kërkuar edhe jashtë vendit.

Ajo po bëhet gati për fillimin e një turneu nëpër Evropë. Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja nëpërmjet rrjeteve sociale, duke njoftuar se ndalesa e parë do të jetë Viena, pa dhënë më tepër detaje.

Këngëtarja, që tashmë ka zyrtarizuar lidhjen e saj të dashurisë me reperin Big Basta, më herët ka bërë të ditur se e pret një periudhë e ngarkuar, me shumë angazhime.Nga shtatori deri në prill ajo do të jetë e “mbyllur” në studio muzikore.
Përveç kësaj, Vesa, që dikur ka qenë gazetare televizive, pritet të shfaqet në ekrane në një mega-projekt televiziv në Kosovë.

Vesa u bë famshme pas pjesëmarrjes në “Ethet e së Premtes mbrëma”, ku arriti të jetë finaliste e këtij spektakli. Pas këtij suksesi ajo ka vazhduar karrierën e saj solistike, duke rrëmbyer disa çmime në festivalet shqiptare.
Pasionin dhe talentin e ka te trashëguar nga nëna e saj, ndërsa për herë të pare ka kënduar në moshën 5 vjeçare në “Akordet e Kosovës bashëe me grupin për fëmijë “Xixëllonjat”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here