Këngëtarja e cila shihet çdo të diel e ulur në panelin e jurisë në spektaklin e shou-talenteve në Shqipëri, Vesa Luma, e ka treguar mbrëmjen e së mërkurës edhe shpirtin e saj prej tifozeje.

Në Facebookun e saj, këngëtarja kosovare kishte shkruar kështu: “2 vjet më parë isha në të njëjtin stadium për ta përkrahur skuadrën time të preferuar, CHELSEA! Sot më nderuan me 1:0 . Like kush është adhurues i flaktë po aq sa unë”.

Madje, edhe kjo foto e kujtonte momentin kur ajo para dy vjetëve kishte qenë duke e ndjekur “live” skuadrën e saj të zemrës, ndërsa fansa-tifozë të Barcelonës nuk e kanë pëlqyer Vesën edhe aq në këtë citat, pasi skuadra e tyre humbi gjatë ndeshjes së të mërkurës. M. GJ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here