Këngëtarja Vesa Luma, e cila po shijon lidhjen e saj të dashurisë me reperin Big Basta, këto ditë po pushon në bregdetin shqiptar.

Ajo ka bërë të ditur se pas këtij pushimi e pret një periudhë e ngarkuar, me shumë angazhime. “Nga shtatori deri në prill jam e “mbyllur” në studio muzikore dhe në një mega-projekt televiziv në Kosovë”, – ka shkruar Vesa në rrjetin social “Twitter”, pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.

Vesa, që dikur ka qenë gazetare televizive, përveç këtyre angazhimeve, duket se ka në mendje edhe të tjera projekte. Po nëpërmjet “Twitter”-it, ajo ka bërë të ditur se është “duke u inspiruar” dhe se për të, “viti 2012 do të jetë më i ngarkuari ndonjëherë”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here