Vesa Luma, e cila është fejuar me reperin nga Tirana, Big Basta, nuk ka harruar figurën e një mashkulli tjetër, shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Kënga e titulluar “Babai”, është një dedikim personal i këngëtares nga Prishtina, për të atin e saj, ndërsa ajo do e performojë enkas për publikun shqiptar në edicionin e sontëm të “Top Show”.

Vesa e ka konfirmuar këtë nëpërmjet rrjetit social Twitter, duke bërë të ditur se kjo është kënga e saj e preferuar.

Këngëtarja tani jeton mes dy kryeqyteteve shqiptare, Prishtinës, ku ka familjen dhe Tiranës, ku jeton i fejuari i saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here