Vesa Luma nuk mund të këndojë pa takaKëngëtarja simpatike nga Prishtina, e cila tashti po jeton në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, ka pohuar se nuk mund të këndojë pa taka në këmbë.

Vesa në rrjetin social Twitter e ka bërë të ditur këtë fakt, duke shkruar: “Takat në këmbë dhe Rec”, ndërsa më tej ka shtuar: “Më duket se jam e vetmja që nuk mund të incizojë këngë në studio pa taka”.

Kohëve të fundit Vesa ka lansuar këngën “24 orë”, këngë kjo që është mirëpritur nga publiku. Por ajo paralajmëron se është duke përgatitur hitin e radhës për të gjithë fansat e muzikës së saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here