Vesa Luma: Nuk kam luftë me asnjë këngëtareVesa Luma është tërhequr pas postimeve të saj kontraverse në rrjetin social, Instagram.Ishte Vesa ajo që postoi një video të klipit të Big Bastas “Fire higher ajër”, e cila ngjasoi me paralajmërimin e projektit të madh të Tunës. Big Basta lansoi porjektin një muaj më parë, por Tuna xhirimet besohet se i përfundoi pesë muaj më parë.

E të dyja klipet i ka punuar Max Production, ku kopjimi s’ka logjikë.

Të gjitha këto kanë bërë që Vesa të dalë me një foto tjetër, u hedhë poshtë luftën me Tunën, një prej këngëtareve më të suksesshme të viteve të fundit në skenën e muzikës moderne.

“S’ka mundësi me postu dicka e me u kuptu drejt. Jam shumë e distancuar nga shoubizi dhe nga njerëzit e saj sidomos kohëve të fundit. S’kam asnjë luftë me këngëtaret dhe as që kam pasur ndonjëherë. Bëj muzikë për pikë të qefit tim dhe të njerëzve që e duan muzikën time’.

“Thjesht do të doja që të ketë origjinalitet nga produksionet tona. #KaqKisha”, u shpreh Vesa në rrjetin social Instagram.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here