Vesa Luma më e lumtur se kurrë!Para pak ditësh, Vesa Luma dhe reperi Big Basta janë bërë prindër për herë të parë.

Djalë, është fëmija i parë i çiftit, i cili quhet Lian, njofton Klan Kosova.

Këngëtarja kosovare, sot shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar çiftin për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

“Ju falenderojme nga zemra per urimet tuaja!Nuk mund ta pershkruaj me fjale gezimin e emocionin me te mire ne bote qe po me jep kjo ndjesi e te qenit NËNË! Falemderit dr. Merita Alushani per kujdesin dhe profesionalizmin e madh dhe gezuar 1 qershorin gjithe femijeve te botes dhe uroj qe cdo femer ta perjetoj kete ndjesi te papershkrueshme! Me dashuri Vesa,Geri dhe Lian”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here