Vesa Luma lansoi videoklipin e riKëngëtarja e mirënjohur, Vesa Luma, ka deklaruar për gazetën tonë se ajo ka përfunduar xhirimet e videoklipit më të ri të titulluar Edhe një fundvit.

Kjo video është punuar në Maqedoni nga produksioni i njohur “Aleksandër”, kurse xhirimet e klipit janë bërë afër kufirit me Greqinë.

Ky klip është punuar më herët, mirëpo për shkak të obligimeve që ka pasur këngëtarja Luma ky videoklip më 20 nëntor ka nisur së transmetuari nëpër televizionet në Kosovë dhe jashtë saj.

Kënga “Edhe një fundvit” është lansuar gjatë vitit, kurse tash po e mbuloj me klip. Këngën e ka bërë Ilir Tolaj, kurse produksioni që e ka bërë klipin është ‘Aleksandër’, nga Shkupi.

Pres që ky klip të ketë suksese, njëjtë siç ka pasur edhe vetë kënga”, shprehet Vesa Luma. Në fakt janë adhuruesit e shumtë të kësaj këngëtareje që e kanë shtyrë atë ta bëjë këtë klip, sepse është këngë e cila, siç thotë edhe vetë Vesa, i përshtatet shumë mirë fundvitit.

1 Koment

  1. urime per klipin “edhe nje fundvit” balada gjithashtu edhe spoti perfekt, suksese…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here