Një udhëtim me këngëtaren Vesa Luma, nga Prishtina në Tiranë, ku ajo shkeli për herë të parë kur ishte 11 vjeç…përshtypjet, emocionet…

Më tej, spektakli maratonë “Ethet e së premtes mbrëma”…Shumë kujtime. Dhe sot ndodhet në atë pikë, që jetën e ndan mes dy kryeqyteteve shqiptare. Madje sot ndodhet pikërisht në Dhërmi për të shijuar plazhin shqiptar.

Por, në këtë intervistë për faqet verore të “Gazeta Shqiptare”, Vesa rrëfen dhe ëndrrat e saj, dëshirat, arritjet, marrëdhëniet me familjen, si dhe zbulon disa sekrete të saj; për shembull, kush do ta mendonte që kjo vajzë e brishtë dhe kaq e ëmbël dikur, pasi ndoqi shkollën për flaut e më tej kurset e vallëzimit, të bënte edhe kurs për të mësuar sportin e karatesë.

Po, po, Vesa Luma di shumë mirë karate! Megjithatë, deri më sot e ka ushtruar për kënaqësi, pasi askush nuk e ka vënë në atë pozitë që ajo të vërë në funksion teknikat e këtyre arteve marciale.

Për më tepër, le të shijojmë së bashku këtë rrëfim të këndshëm me bukuroshen, që edhe këtë verë na ka falur një hit të mrekullueshëm siç është kënga “Amanet!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here