Janë bërë gati 10 muaj që kur është publikuar shkrimi në gazetën “Panorama”, ku thuhej se platforma “Digitalb” ka menduar të zëvendësojë si imazh të saj këngëtaren e njohur c.

Ky shkrim i publikuar në javën e fundit të muajit janar 2011, zgjoi një interes të veçantë tek këngëtarja, e cila përveçse prishi marrdhëniet e mira që kishte me gazetarin autor të shkrimit, e ofendoi dhe iu drejtua fansave të saj me këto fjalë: “Të dashur miq, thashetheme të shumta publikohen në gazeta, unë ende jam pjesë e kësaj platforme, kurse me produktet e reja do të shfaqemi në vjeshtë”.

Por “Panorama”, me të drejtën e saj për të publikuar lajme, në fakt na doli që paskësh pasur të drejtë me kohë. Vjeshta erdhi dhe Vesa nuk po duket në reklamat që premtoi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here