Këngëtarja Vesa Luma, e cila se fundmi ka shpier përpara lidhjen e saj me reperin Big Basta, duke u fejuar, është e vetëdijshme që dashuria nuk ecën me “zor”.

Pasi Ardit Gjebrea bëri të ditura për publikun mënyrat se si këngëtarët mashtrojnë për suksesin e tyre në internet, nëpërmjet klikimeve e pëlqimeve false në rrjete sociale, është Vesa ajo që kritikon kolegët e saj.

“Turp për të gjithë ata që abuzojnë me videot muzikore. Muzika dhe dashuria janë dy gjëra që nuk shkojnë me zor. Miliona klikime false”, ka shënuar këngëtarja në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, gjatë fundjavës, Vesa ka qëndruar në Tiranë, ku me ftesë të Bashkisë së Tiranës, ka marrë pjesë në aktivitetin kulturor “Tirana art days”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here