Vesa LumaVesa Luma është një nga këngëtaret më aktive në Facebook pasi pothuajse çdo emocion të vetin e shpreh nëpër statuse të ndryshme, duke ndarë me fansat edhe të përditshmen e saj. Kështu dje, Vesa ka publikuar një status ku ka treguar respektin e madh për kolegët e saj të disa viteve më parë, por duket në dilemë për faktin se sot gjithkush mund të bëj gjithçka edhe në muzikë.

“Po ndiqja mbrëmë vonë në televizion, festivalin e këngës shqiptare të vitit ’94. Këndonin këngëtarë të mëdhenj, me një respekt të madh ndaj skenës, publikut, orkestrës dhe muzikës së tyre. Këndoja bashkë me ta mbrëmë, e mbaja mend çdo strofë e refren. Sa shpejt ka evoluar gjithç- ka sot…gjithçka është ndryshe…s’ka më diferenca, çdokush mund të bëj gjithçka, ka mundësi pafund për gjithçka…por cila kohë është më e mirë..nuk e di..”, ka përfunduar Vesa dilemën e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here