Këngëtarja kosovare Vesa Luma pas pesë ditësh do mbajë koncertin e saj të parë në Lubjanë në stadiumin “Arena Storice”.

Ky koncert, sipas Vesës, është koncerti më i madh në karrierën e saj si këngëtare.

Në listën e këtij koncerti bëjnë pjesë edhe këngëtarë si Hari Mata Hari, Kemal Monteno, Hanka Paldum, Hakala, Kaliopi, dhe në mesin e tyre edhe këngëtari Labinot Tahiri – Labi.

Koncerti do mbahet me datë 17 nëntor nga ora 20:00 në stadiumin “Arena Storice” në Lubjanë, Slloveni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here