Vesa Luma ka qarë dhe nuk ka qenë dakord që të eliminohet nga spektakli “Dancing with thw Stars”, megjithëse kërcimi i saj sensual nuk i ka joshur anëtarët e jurisë, të cilët kanë qenë në një vendim të vështirë, duke i thënë jo Vesës dhe po aktorit Enver Petrovcit për ta vazhduar garën.

Ndërsa Vesës natyrisht se nuk i ka ardhur mirë, përveç se është argëtuar dhe njohur me shumë miq të mirë.

Por, inkurajimin e ka shprehur më vonë, duke thënë se është gati për fushën e saj, për të sjellë një hit veror. Natyrisht se e ka pasur fjalën për këngën që po e realizon, të Flori Mumajesit, këngë e cila do të ketë ritëm dhe vokalica prej tallavajeje. /M. GJ/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here