Vesa e kënaqur me këngën “Ti po don “Vesa Luma, e cila së fundmi realizoi këngën “Ti po don”, të punuar nga kompozitori Flori Mumajesi, gjatë një interviste për “Infopress” ka treguar se është shumë e kënaqur me këtë këngë dhe është duke e shijuar suksesin e kësaj kënge.

“Këtë verë lansova këngën ‘Ti po don’ për të cilën jam shumë e kënaqur dhe me sa jam e informuar vazhdon të mbetet në maje të klasifikimeve të muzikës tonë këtë verë.

Por nuk jam ndalur me kaq, sepse në të njëjtën kohë e kam shijuar suksesin e këngës duke performuar nëpër koncerte të ndryshme verore”, ka thënë Vesa.

Përkundër projekteve të shumta, Vesa ka ndarë kohë edhe për pushimet e saj, ani pse ende nuk ka vendosur se ku do t’i kaloj ato.

“Për pushime s’kam vendosur, por sigurisht do të jem diku kah fundi i gushtit, sepse sidomos pas periudhës ‘Dancing witth the Stars’, pas gjithë atij angazhimi, pas lansimit të klipit e koncerteve kam shumë nevojë për një akumulim të energjisë që të vazhdoj të punoj dhe të mos ndalem”, ka përfunduar vesa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here