Mambo, rumba, paso-doble; kanë mjaftuar vetëm tre kërcime, tri javë, por natyrisht edhe shumë prova, që këngëtarja simpatike Vesa Luma të heqë plot 9 kilogramë nga pesha e saj trupore.

Bukuroshja e hitit “Amanet”, e cila po merr pjesë në spektaklin “Dancing with the stars Albania”, po surprizon për aftësitë e saj në vallëzim, pasi më herët e kishim parë Vesën të kërcente në stil të lirë nëpër klipe, pa ndonjë koreografi profesionale, ndaj nuk e gjykonim dot nga ky aspekt…

Prej më shumë se një muaji, ajo gjendet në Shqipëri, duke lënë mënjanë të gjitha angazhimet që kanë lidhje me muzikën, prioritetin e saj, duke iu përkushtuar totalisht kësaj sfide të re emocionuese.

Veç eksperiencës, natyrisht pagës mujore nga produksioni, famës dhe suksesit, kjo përvojë duket të ketë qenë e dobishme për Vesën edhe për të ardhur në linjat e ëndërruara trupore, pasi dimë, që këngëtarja ka “vuajtur” disi nga luhatjet në peshë.

Ajo vetë po i bën një promocion shumë të mirë në rrjetet sociale në internet performancave të saj në vallëzim me Endrin, partnerin e saj profesionist në balet, ndërkohë që fansat e kanë pëlqyer shumë dhe e urojnë, që javët e saj të zgjasin sa më shumë në këtë program./Standard/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here