Vesa dhe Big Basta nisin “krushqinë” me Rudina MagjistarinVesa Luma dhe Big Basta, kanë qenë të ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan. Duke ndarë me të gjithë emocionet e jetës së tyre të re si prindër, vitin e mbarë pas dasmës, periudhën e ëmbël të shtatzënisë dhe sidomos muajt e parë pas ardhjes në jetë të Lianit, dy këngëtarët kanë rrëfyer edhe planet e reja që kanë për jetën e tyre artistike.

Prej kohësh, Big Basta dhe Vesa bëjnë jetën mes Prishtinës dhe Tiranës, por së shpejti do të transferohen në kryeqytetin e Kosovës, meqenëse nisin disa projekte të reja.

Vesa, si nënë e re, muajt e parë pas lindjes i ka kaluar pranë familjes, të cilën e ka pasur ndihmë edhe për Lianin, megjithatë, siҫ tregoi ajo, distanca nuk është më ajo që u dukej disa vite më parë “Tani nuk na duket aq larg sa në fillim. Fatkeqësisht, edhe jemi mësuar të mos rrimë në një vend për shkak të profesionit, kështu që nuk na duket më aq e vështirë…”, tregon ajo.

Ndërsa Geri (Big Basta), nga ana tjetër, që nga koha kur është bërë baba, është bërë më i ndjeshëm. Këtë e vë re vazhdimisht edhe në situata të ndryshme kur ndeshet me fëmijë. Natyrisht, si për Vesën, edhe për të, të qenit prind është ndjenja më e bukur në botë, ndaj edhe ata të dy këtë periudhë po e shijojnë në maksimum.

Por Vesa dhe Geri kishin edhe një qëllim tjetër “të fshehtë” për këtë vizitë në studion e Rudinës. Pasi rrëfyen se sa të mirë e kanë djalin e tyre (si të gjithë prindërit), sa të gjallë e sa energjik, në fund të programit, Vesa i tregoi Rudinës propozimin e Gerit para programit: “Geri më tha më parë ‘të mos harrojmë t’i themi Rudinës për shkesën…”, pra meqë ata kanë një djalë dhe Rudina vajzë, t’i bashkojnë të dy e të bëhen krushq: “Po unë e kam Mian 6 muaj më të madhe… ku ta ҫoj unë vajzën?”, – tha Rudina duke qeshur. I menjëhershëm ishte reagimi i Vesës, e cila tha se nuk është fare problem, sepse edhe ajo është pak më e madhe se Geri.

Kështu, Mia dhe Liani, sot e tutje janë nën vëzhgim për t’u bërë ҫifti i parë i bebeve të showbiz-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here