Big Basta, ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e studio Big City Studio’s. Ai ka plane për krijimin e një tjetër studioje muzikore, që pritet të jetë më e madhe.

Reperi ka thënë kjo studio do të ketë shumë artistë të njohur, por edhe emra të rinj që do ti bashkangjiten skenës shqiptare.

“Do të jetë një studio e re muzikore, por artistët me të cilët unë do të punojë do të jenë emra të njohur të skenës shqiptare. Nuk do të mungojnë njëkohësisht edhe emra të rinj, që me talentin e tyre pritet të bëjnë sukses dhe ti bashkangjiten artit shqiptar. Duhet të bëjmë gjëra të mira dhe të ndihmojmë që arti shqiptar të ecë përpara,” ka thënë ai për mediat shqiptare.

Big Basta ka rrëfyer se këtë verë pushimet e tij i ka kaluar jashtë shtetit me të dashurën dhe njëkohesisht këngëtaren kosovare, Vesa Luma me të cilën është prej shumë kohësh në një lidhje, të cilën fillimisht kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë.

“Me Vesën preferuam t’i kalonim pushimet jashtë vendit dhe pikërisht në Itali. Pa më pyetur ju , mund të them se pushimet shkuan shumë mirë” ka rrëfyer reperi nga Tirana.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here