Vesa Luma më në fund ka dalë në publik me të dashurin e saj, me të cilin është duke kaluar kohë të bollshme së bashku.

Djaloshi fatlum është Kreshnik Zalli, i cili jeton në SHBA, por që së fundi është kthyer në Kosovë për pushime dhe për të parë të dashurën e tij.

Derisa Vesa mbrëmjeve është duke zhvilluar koncerte të vazhdueshme si në bregdetin shqiptar dhe atë të Malit të Zi, gjatë ditës ajo kënaqet në shoqërinë e të dashurit.

“Vesa është në momentet e veta më të mira, pasi i dashuri i është kthyer nga Amerika. Janë bashkë pothuajse në çdo koncert që është duke mbajtur Vesa. Duken çift i lumtur dhe lidhja e tyre po shkon për mrekulli”, ka treguar një shoqe e këngëtares, përcjell gazeta Standard.

Vesa Luma është e lidhur me Kreshnik Zallin prej më shumë se dy vitesh dhe pavarësisht se kanë jetuar larg njëri-tjetrit lidhja e tyre duket se ka mbetur e fortë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here