Vesa Luma, është duke u akuzuar për tradhti kontraktuale nga Besfort Hasanaj, të cilit është duke iu rrezikuar ‘accounti’ në YouTube, me mbi 2000 video ku përfshihen dhe këngë të këngëtarëve tonë të mirënjohur.

Me anë të një komunikatë, Besfort Hasanaj ka ofruar faktet e tij për atë që ai e quan tradhtinë e Vesa Lumës ndaj tij. Hasanaj pohon se Vesa Luma ka thyer kontratën e nënshkruar në janar të këtij viti, për publikimin dhe distribuimin e klipeve të saj në YouTube.

Megjithatë, Vesa ka ndërruar kahje dhe ka nënshkruar kontratë tjetër të ‘fshehtë’ sipas Hasanajt me Aldor Ninin, e kompanisë Easycom. Besforti pohon se Vesa Luma së bashku me Aldor Ninin kanë tentuar ta suspendojnë nga YouTube ‘accountin’ e tij duke fshirë tri video të këngëtares, gjë që e detyron rrjetin social të videove ta suspendojë atë ‘account’.

Kohë më parë sipas Hasanajt, kompania Easycom ka arritur që me ndihmë të këngëtareve që ai i quan ‘lavire’ G.K dhe L.J. ta suspendojnë ‘accountin’ tjetër të Besfortit dhe atë kryesorin për tregun evropian.

Për më shumë rreth këtij skandali klikoni këtu, ndërsa më poshtë (pasi ta keni shtypur linkun) autori (Besnik Hasanj) ka publikuar disa foto të bisedave të Vesa Lumës me Besfort Hasanajn.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here