Dizajnerja e njohur italian, Donatella Versace ka qenë nikoqire e një darke private, që e kishte organizuar për nder të këngëtares Lady Gaga, në pallatin Versace në Milano, Itali.

Darka e mbajtur të hënën mbrëma, u kthye në ngjarje publike, pasi dy të famshmet u shfaqë në ballkon, duke hedhur lule për njerëzit e mbledhur poshtë apartamentit.

“Disa legjenda, janë të tilla me të vërtetë”, ka shënuar Gaga në Twitter, duke treguar se ka qëndruar në apartamentin e Giannit, që Donatella e kishte mbuluar me 40.000 trëndafila.

Këngëtarja kontraverse, që së fundmi është përfolur shumë për peshën e saj, ka shfaqur linjat trupore me një fsutan tëkuq, dizajnuar nga Versace.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here