Armina MevlaniArmina Mevlani, studente e Filozofisë do të përgaqësojë përfundisht Shqipërinë në “Miss World 2009”, që organizohet më 12 dhjetor në Afrikën e Jugut.

Regjisorja Vera Grabocka, që ka eksluzivitetin për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë konkurs bukurie, vetëm një javë më parë ka vendosur t’i thotë jo Aurela Hoxhës, e njohur si modele për faktin se ajo është e martuar, gjë që nuk lejohej në këtë konkurs bukurie sipas shpjegimeve dhënë asaj.

Shumë shpejt Grabocka ka vendosur për Armina Mevlanin, vajzën 18 vjeçare të spikerit të lajmeve në “Top Channel”, Arben Mevlani.

Nuk dihet se ku e ka parë Arminën, aktualisht imazhi i paketës “Tring”, ndërkohë që për t’u prezantuar në këtë konkurs do të niset fillimisht drejt Londrës, ku do të bëjë përgatitjet për garën e madhe ku konkurrojnë vajza nga e gjithë bota. Në faqen zyrtare të “Miss World 2009” tashmë është zëvendësuar profili i Aurelës, me atë të Arminës, e cila sapo ka filluar studimet e larta për Filozofi, ndërkohë që njihej si vajza më e bukur e shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku sapo ka mbaruar shkollën e mesme.

Ofertat e para nga televizionet i erdhën në mesin e dhjetorit ndërsa ajo prezantoi mbrëmjen “gala” të dancit “Gjimnastrata” 2008. Armina ka shumë pasion aerobinë për faktin se e ëma Mimoza Mevlani është një koreografe e njohur. Në karakteristikat e saj, Armina është cilësuar si vajzë me tiparet e një femre mesdhetare, ndërsa është e apasionuar pas botës së ekranit. Eksperiencat e saj të para me botën e artit lidhen me këngën, ku ajo ka filluar si këngëtare e Festivalit të Fëmijve.

Ka fituar kurorën e vendit të dytë të “Miss Mjelma 2006” në Maqedoni, ka pozuar për revista të ndryshme dhe ka qenë imazh i disa firmave. Në një intervistë të para pak muajve për “Panorama Plus” ajo është shprehur se i pëlqen letërsia, sidomos poezitë e Bodlerit dhe Nerudës, romanet e Remarkut, dhe Frojdi si psikanalist. Armina është vajzë e vetme, dhe modeli i femrës që adhuron është aktorja italiane Monica Beluci.

Aurela Hoxha, konfuze për arsyen e përjashtimit

Ndërsa Aurela Hoxha, vajza 24 vjeçare që u zgjodh fillimisht nga Vera Grabocka për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë konkurs, duket se ka ngelur shumë e zhgënjyer dhe konfuze për arsyen e vërtetë të largimit. Sipas burimeve tona thuhet se regjisorja ka qenë e informuar më parë rreth faktit që Aurela ka qenë e martuar, dhe se Aurela vetë nuk ka qenë në dijeni të ndonjë kushti të shkruar në rregulloren e “Miss World” që përjashton miss-et e celebruara, nga e drejta për të konkurruar.

Aurela e cila ishte përgatitur për gjithçka i tha “po” propozimit të Grabockës, ndërkohë që ishte menduar të ishte partnerja e Ardit Gjebreas në netën finale të festivalit “Kënga Magjike”. Ajo ka një eksperiencë si modele ndërkohë që ka përfunduar studimet për mjekësi dhe vazhdon një universitet të dytë për juridik. Prej një viti është presidente e agjencisë së saj “AS angels promotion”, ku modelet prezantohen në faqet e revistës me të njëjtin emër. Puna e saj e përditshme ka të bëjë me përzgjedhjen e modeleve të reja, dhe organizimin e një turi sfilatash jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë kufijve.

Kush është Armina
Emri : Armina MEVLANI
Mosha : 18 vjeçe
Gjatësia : 170 m
Gjuhët e huaja : Anglisht, Spanjisht, Italisht
Armina është studente për Filozofi dhe ka ambicie të angazhohet me politikë. Ajo ka hob kërcimin, aerobinë dhe të shkruajë. Motoja e saj është “Momenti mund të ndryshojë gjithçka”. /Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here