Vendimi i gjykatës, Hygerta Sako tashmë e divorcuarHygerta Sako, miss Albania 1995, nga shkurti i këtij viti, sipas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, i është kthyer sërish statusit ‘beqare’.

Sako është ndarë nga bashkëshorti i saj, Turi, në shkurt të 2012-ës, ndonëse, siç përshkruhet në vendim, lidhja e tyre nuk funksiononte prej 1 viti.

Divorci i tyre ka qenë shumë i fshehtë, ndaj dhe për këtë arsye ndarja nuk është bërë publike në momentin që ka ndodhur, por si çdo e vërtetë që nuk mund të mbahet për shumë kohë e fshehur, edhe kjo është zbuluar.

Gjykata ka vendosur që kujdestarinë e vajzës së tyre të përbashkët ta ketë Hygerta, ndërkohë që ish-bashkëshorti i saj, veç detyrimit financiar që duhet të paguajë, mund ta takojë të bijën një herë në javë përgjatë gjithë vitit, si dhe mund ta mbajë atë gjatë 2 muajve të pushimit, informon suplementi shqiptar Bluetooth.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here