Nora Istrefi është njëra prej seks simboleve të muzikës kosovare, por megjithëse natyrës së saj të pavarur në art, në jetën private ajo ndryshon mjaft.

Vetë ajo ka pranuar se kur bëhet fjalë për të marrë vendime madhore, fjalën e fundit ja lë burrit të saj, Robertit.E intervistuar nga Alba Morina për emisionin “Top Koha Music”, ajo ka dhënë një intervistë të shkurtër por me përgjigje shumë të qarta.

E pyetur se kur do të martohej me Robertin, me të cilin prej disa vitesh është në një lidhje, ajo është përgjigjur shkurt, “Nuk e di çka me than, vendos Roberti e jo unë!” duke sqaruar se është e gatshme t’i thotë po nëse i ulet në gjunjë dhe i ofron një unazë të shtrenjtë.

Norës i urojmë që Roberti të vendos t’i ulet në gjunjë për t’i propozuar martesë sa më shpejtë, që vajza të mos mërzitet duke pritur! /LajmeShqip/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here