Si duket është bërë e modës në Kosovë që dy motra të fejohen, apo martohen me dy vëllëzër.

Më herët kishim rastin e politikanit Ramush Haradinaj dhe vëllait të tij, Dautit, të cilët zgjodhën motrat Anita dhe Lola Muçaj për bashkeshorte, kurse tani kemi të bëjmë me një rast të ngjashëm, atë të Ukë Rugovës, djalit të Presidentit të ndjerë kosovar Dr.Ibrahim Rugova, i cili i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me Blerta Kllokoqin, motrën e kreatores së njohur kosovare Blerina Kllokoqi, e cila është nusja e djalit të madh, Mendimit.

Çifti nuk ka dashur të prononcohej për media, megjithëse fejesa ka kohë që është zyrtarizuar..Uka, së fundmi i është futur politikës duke ndjekur rrugën e babait dhe ka paraqitur kandidaturën e tij për deputet në Kosovë. Panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here