Një nga spektaklet e ndjekura të këtyre ditëve është edhe “X FACTOR ALBANIA”, madje shumë po ndiqet edhe në Kosovë. Ndërsa të gjithë shohin të rinjë dhe të reja, të cilët duan të bëhen të famshëm dhe synojnë të jenë nesër yjet e muzikës shqiptare.

Por këtë herë në audicionin e Tiranës, kishte vërtetë zëra dhe tipa të vecantë, që befasuan shumë dhe jurinë e panelit.

Por vumë re gjithashtu se kishte edhe djem vërtetë me zëra dhe performancë fantastike, madje ata ishin vëllezër të vajzave të famshme të skenës shqiptare. Ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila kishte ardhur për ta shoqëruar vëllaun e saj, Albanin, i cili performoi nga “3 Doors Down” këngën “Kryptonite”, ku me zërin e tij ra në sy dhe u vlerësua duke u kualfikuar menjëherë.

Më pas shihet prapa kuintave një tjetër vajzë e skenës, Olta Boka, e cila bënte tifo për vëllaun e saj, Stivin, i cili e kishte lënë fushën e blertë, për të shprehur pasionin tjetër të tij, atë të këngës, ku këndoi një këngë të Enrique Inglesias, të cilën jurinë e la me opinione të mira. Djemtë si duket do të konkurojnë shumë fort dhe motrat e tyre, pasi sa vërejtëm janë pritur shumë mirë dhe nga publiku në sallë, ose do të shkojnë të paktën në hapat e Oltës dhe Beatrixit./KosovaSot/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here