Mbreti i popit Michael Jackson bën tre vjet që është ndarë nga jeta. Fansat ende nuk e pranojnë humbjen e tij.

Këtë përvjetor vëllezërit e këngëtarit të madh kanë zgjedhur ta sjellin më afër fansave.

Ata do të jenë së bashku në një turne që do të nis për nder të yllit të muzikës botërore. E gjithë familja Jackson është vënë në lëvizje për të bërë sa më të bukur çdo detaj që përkujton legjendën e muzikën Michael, i cili u nda nga jeta në vitin 2009, shkruan noa.

Plot 10 mijë trëndafila do të vendosen mbi varrin tij nga fansat të cilët i kanë mbledhur vet lekët e luleve. Turneu i cili do të quhet “The Jacksons” i bashkon sërish vëllezërit si para 30 viteve në performancën si grupi “Jackson Five”.

Por këtë herë me një ndryshim të madh, Michael nuk do të jetë më mes tyre. Turneu do të përfshij 12 qytete të Amerikës deri në fund të muajit korrik e ndërsa në skenë do të performoj vëllai i madh, 61 vjeçari Jackie Jackson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here