Vedati dhe Osmani urojnë me këngën “Xhamadani vija vija”Dy aktorët e humorit shqiptar, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi, e kanë uruar kombin shqiptar për ndeshjen vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Dy yjet e humorit nuk kanë mundur ta ndjekin ndeshjen në stadium për shkak të angazhimeve të tyre, porse nuk kanë mundur të qëndrojnë duarkryq për këtë festë mbarëshqiptare.

Ata kanë publikuar një fotografi, në të cilën Osmani ka pozuar me simbole kombëtare, kurse Vedati me ato të Kosovës.

“Festa po fillon. Në pamundësi për ta parë ndeshjen, ju urojmë gjitha të mirat nga Aeroporti ‘Adem Jashari’ me këngën ‘Xhamadani vija vija është Kosova është Shqipëria’”, shkruan në postimin e Vedatit në Instagram.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here