Vedat Bajrami: Do t’i ndjekim deri në fund matrapazët që po keqpërdorin imazhin tonëPublikimi i një video-montazhe e cila thuhet se vjen si kundërpërgjigje nga “Stupcat” për ISIS-in ka bërë që të reagojnë grupi më i mirë i humorit shqiptarë.

Ata janë distancuar nga kjo video-montazh dhe kanë thënë se do të marrin masa ligjore për përgjegjësit.

I kontaktuar nga “Zëri”, Vedat Bajrami ka thënë do të ndjekim deri në fund matrapazët që po dëmtojnë imazhin e tyre me montazha për qëllime personale.

Sipas tij ajo video-montazh nuk ka të bëjë asgjë me ISIS-in dhe se është shkëputur nga një skeç i tyre i mëhershëm.

“ Kjo nuk është hera e parë që imazhi jonë po tentohet qëllim të prishet për shkak të përfitimeve personale të disa portaleve. Po veprojnë disa matrapazë të cilët nuk e dinë çështë gazetaria dhe bëjnë lloj lloj gjërash për klikimet dhe përfitimet e tyre. Ky është keqpërdorim i Imazhit tonë me montimin e paskrupullt të serialit tonë “Amkademiku i cili është xhiruar në vitin 2012 ku me shkëputjen e një pjese të serialit keqpërdoret xhirimi jonë,kinse reagimi vjen nga Stupcat.”, ka thënë Bajrami.

Ai ka shtuar se ka ardhur dita që të jeti fundi edhe për ta.

“ Mirëpo ka ardhur koha që ti thuhet mjaftë këtyre veprimeve njëherë e mirë. Ne menjëherë do të fillojmë të ndjekim rrugët ligjore ku shteti do të ketë punë shumë. Të gjithë e dinë kush janë “Stupcat”. Populli na njeh mirë dhe e dinë që nuk merremi me gjëra të tilla. Unë po e them edhe njëherë që po vjen momenti që për këtë dezinformatë dhe shumë të tjera portalet do të japin llogari ligjore”, ka thënë Vedat Bajrami.

Ai më tej ka treguar se kjo nuk është hera e parë që ata po ballafaqohen me një situatë të tillë.

“Stupcat” kanë qenë prej të parëve që kanë marrë masa ligjore për të mbrojtur punën e tyre dhe këtë nuk e kanë ndërmend që ta ndalojnë.

“Ne kemi qenë të parët që kemi denoncuar keqpërdorimet e DVD-ve tona dhe do të vazhdojmë të ndjekim këta matrapzë deri në momentin e fundit përmes rrugës ligjore siq kemi vepruar edhe më herët”, ka përfunduar Vedat Bajrami./Zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here