Pavarësisht axhendës së ngjeshur dhe angazhimeve të shumta, mes performancave ‘live’ dhe realizimit të këngëve, Vedat Ademi, gjen kohë edhe për të kënaqur fansat e tij.

Pak kohë më parë këngëtari hapi një konkurs në Facebook për të përzgjedhur fansen e tij më të mirë, që natyrisht do të votohej përmes rrjetit social nga vetë fansat.

Dhe në fund, Vedati i ftoi tre vajzat më të klikuara, për t’ju dhuruar një çmim simbolik. Kështu pak ditë më parë, përveçse i dhuroi publikut të tij, një tjetër show ‘live’ në një nga pub-et me famë të kryeqytetit, Vedati ftoi fanset e tij për të nderuar me çmime tre më të përzgjedhurat.

E thënë mes nesh, meqë çmimin e parë e mori e shoqja dhe natyrisht nuk e vë askush në dyshim që ajo është fansja më e madhe dhe e mirë e tij, vajza në fotografi (Anisa Laho), mbase meriton të quhet fansja e tij më e mirë publikisht.

Kështu Vedati jo vetëm që i dhuroi çmimin, por qëndroi me fansat e tij nëpër tavolina duke biseduar e duke i njohur më nga afër, duke treguar një tjetër cilësi të jashtëzakonshme të këtij artisti, thjeshtësinë. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here