Vedat Ademi, që me të kënduarin e tij “live” kënaq gjithë dëgjuesit, rrëfen në Bluetooth se bashkëshortja e tij është fansja më e cmendur që ka.

Gruaja ime vjen nga një familje muzikantësh, vjehrri është kompozitor, kunati është kitarist, pra lidhjet që ajo ka me muzikën i kanë rrënjët që në vogëlinë e saj.

Është një mbështetje shumë e madhe për mua, ka shkruar disa tekste të këngëve të mia dhe është fansja ime më e çmendur. Pëlqen gjithë këngët e mia, një ndër këngët më të pëlqyera të saj është kënga e ‘Top Festit’- tregon Vedati.

Këngëtari rrëfen se në verë të realizojë një tur koncertor në të gjitha trojet shqipfolëse për të promovuar albumin e tij të parë, të cilin tashmë e ka mbaruar…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here